2009-12-22 15:47:40

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Vasha e virgjër”.


(22.12.2009 RV)Vasha e Virgjër i përgatit Zotit një banesë të denjë për t’u mishëruar; edhe besimtari, në pritje, duke shlyer nga ndërgjegjja mëkatet, i gaton Krishtit një strehë të ngrohtë për të pushuar shtatin e tij të njomë.
E Kisha na bën thirrjen e fundit, në këtë kohë pritjeje: ta kundrojmë misterin e mishërimit, larg çdo mendjemadhësie, egoizmi, interesi, padrejtësie, duke u përpjekur me gjithë shpirt t’i ngjasim Atij, që vjen e Vashës së Virgjër, që përgatitet ta nxjerrë në dritë.Asaj i kushtohet emisioni i 23-të i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes” .

E Ungjilli na kujton pikërisht Himnin e Madhërimit të Zotit:
“Punë të mëdhá ka kryer
në mua i Gjithëpushtetshmi”.
Lk 1,46-56

 
"Maria, një vashë si gjithë të tjerat,
si vashat palestineze,
ashtu si i shohim në ekran,
veç pa atë tmerr, që u dridhet sot në sy.
E thjeshtë, si gjithë bota;
e madhe, sa bota.
Fatlume, kjo vashë
që deshi veç Zotin,
e Atij ia dhuroi
gjithë vetveten:
me zemrën plot ndjesi,
me zjarr që s’ shuhet!
E Virgjër ishte e e Virgjër mbeti
në vetminë e tempullit.
Gjithnjë në bisedë me Zotin,
me Zotin vetë!
Kur Engjëlli e lajmëroi
se do të bëhej nënë,
ajo nuk tha ‘E pamundur!
Kam bërë një kusht!”.
Po vetëm pyeti : “E si do të ndodhë kjo gjë?”.
“Virgjër e Nënë, ti bija e tënd Biri,
Ti e përvujtë e e lartë përmbi krijesat të tëra!
Në heshtjen e thellë të pohimit
zure të jashtëzakonshmen.
Më parë në zemrën tënde,
më pas në korp.
Nuk është nevoja të shkojmë aq larg,
për të kërkuar atë, që s’mund ta gjejmë,
se mendja jonë s’e përfshin.
Po, nganjëherë simbolet
janë më të vërteta se jeta vetë.
E patën parafolur profetët në shekuj:
“Virgjëra do të lindë një djalë!”.
S’na mbetet gjë për të thënë,
veç zhytjes së thellë
në kundrim.
Ta kundrojmë, pra, të Padukshmin,
Ta tregojmë, të Patregueshmin!
E së bashku me Marinë,
të ndjekim fillin e së vetmes melodi
që meriton të këndohet në amshim:
“Zemra ime madhëron Zotin!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.