2009-12-22 18:22:29

Përse Zoti erdhi në botë?


(22.12.2009 RV)PËRSE ERDHI KRISHTI NË BOTË?
Në këtë pyetje të rëndësishme, madje themelore për çdo njeri, më së miri na përgjigjen Bibla. Ja disa fragmente nga Besëlidhja e Re që na ndihmojnë ta kuptojmë domethënien e Mishërimit të Zotit:
“Jezu Krishti erdhi në botë që
të shpëtojë mëkatarë, prej të cilëve i pari jam unë” (1 Tim.1:15).
· “Sepse s’kam ardhur të thërres
të drejtë, por fajtorë në pendim” (Mt.9:13).
· “Sepse Biri i njeriut erdhi të
kërkojë e të shpëtojë të humburën” (Lk.19:10).
· “Edhe e dini se ai u shfaq që të
ngrerë mëkatet tona; dhe mëkat nuk ka tek ai” (1Gjn.3:5).
· “Ai do të shpëtojë popullin e
tij nga fajet e tyre” (Mt.1:21).
· “Ja, Qengji i Perëndisë, që
ngre mëkatin e botës” (Gjn.1:29).
· “Prandaj u shfaq Biri i Perëndisë,
që të prishë punët e djallit” (1Gjn. 3:8).
Me ndihmën e Krishtit të mishëruar, le të festojmë të gjithë një Krishtlindje të bekuar. Drita e Betlehemit le t’i ndriçojë dhe le t’i ngrohë zemrat tona, që të njohim praninë e Krishtit në ata që na rrethojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.