2009-12-22 18:35:30

OKB vazhdon edhe për një vit fondin për Irakun


(22.12.2009 RV)Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka ripërtërirë edhe për një vit fondin për zhvillim në Irak. Ky fond qe krijuar pas depertimit Shteteve të Bashkuara në Irak, më 2003 për t’i plotësuar kërkesat humanitare të këtij vendi, ripërtëritje ekonomike dhe rindërtim të infrastrukturës. Vazhdimi i fondit të OKB-së vlerësohet si fitore për kryeministrin irakian, Nuri al Maliki, i cili për këtë çështje i kishte dërguar Këshillit të Sigurimit një letër në fillim të këtij muaji. Disa nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kërkuan që fondi të vazhdojë vetëm për gjashtë muaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.