(21.12.2009 RV)Gjysëm milion iranianë morën pjesë sot paradite në Kom, në funeralin
e ajatollahut Hosein Ali Montazeri, pikë referimi për reformistët. Ai vdiq dje në
moshën 87 vjeçare. Të pranishëm edhe dy krerët e opozitës, Musavì e Karrubi.
Pas kremtimit, pati ndeshje ndërmjet forcave të sigurisë dhe manifestuesve, që e shndërruan
funeralin në protestë kundër qeverisë së Mahmud Ahmadinexhadit. Autoritetet arrestuan
disa persona të opozitës dhe mbyllën një gazetë të saj. Figurë e rëndësishme
fetare shiite, ati i reformizmit në Iran, Montazeri udhëhoqi Revolucionin islamik
të vitit 1979 përkrah Khomeinit, para se të dënohej për kritikat kundër shtypjes që
ushtrohej nga revolucionarët.