2009-12-19 15:07:17

Shenjtorët pasqyrojnë dritën e Krishtit: kështu Papa në audiencën me Kongregatën për Çështjet e Shenjtorëve


(19.12.2009 RV)Ditë e impenjuar e sotmja për Papën Benedikti XVI. Paradite ai priti në audiencë anëtarët e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, në 40 vjetorin e themelimit, dhe të rinjtë e Veprimit Katolik.
Shenjtorët bëjnë që të shkëlqejë në fletët e historisë drita e dinjitetit të madh që Zoti i ka dhënë njeriut, u tha Papa anëtarëve të Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, të kryesuar nga prefekti i dikasterit vatikanas, imzot Anxhelo Amato. Rasti i mundësoi Benediktit XVI të reflektojë mbi etapat e shpalljes së shenjtorëve nga ana e Kishës, në historinë e saj dymijëvjeçare, për t’i paraqitur mbarë krishterimit shembujt e dëshmisë ungjillore.







All the contents on this site are copyrighted ©.