2009-12-19 15:07:28

Papa të rinjve të Veprimit Katolik: Jezusi, miku juaj, edhe kur të rriturit nuk jua venë veshin


(19.12.2009 RV)Veçanërisht i ndjerë edhe takimi me të rinjtë e Veprimit Katolik. “Jezusi ju sheh e ju dëgjon edhe pse jeni të vegjël, edhe kur nganjëherë të rriturit nuk ju konsiderojnë siç do të dëshironit” – u tha Papa atyre. Këtë vit, Veprimi Katolik ia kushton temës “Në pritje për të dëgjuar valët e tua”, për të komunikuar me Jezusin e me të tjerët, duke pasur parasysh imazhin ungjillor të Xakeut, ai që e takon Zotin dhe e pranon me gëzim. Papa i ftoi të rinjtë e Veprimit Katolik “të lidhen në linjë me Jezusin” e t’u “qëndrojnë pranë shumë vajzave e djemve që vuajnë, sidomos atyre që vijnë nga vende të largëta e shpesh janë të braktisur, pa prindër e pa miq”.







All the contents on this site are copyrighted ©.