2009-12-18 17:22:11

Somali: thirrje saudite për pajtimin kombëtar


(18.12.2009 RV)Një thirrje për forcat luftuese në Somali që të arrijnë pajtimin kombëtar, i cili do të sjellë paqen në vendin afrikan. Ky është mesazhi që ministri i jashtëm saudit, Saud a-Fajsal ka dërguar në mbledhjen ndërkombëtare, që po vazhdon në Geda mbi krizën somale. Në punimet që filluan dje, në qytetin portual të Arabisë Saudite, marrin pjesë anëtarët e qeverisë së përkohshme somale, sëbashku me rreth 30 delegacione, të përbëra nga përfaqësues të qeverive perëndimore, të organizatave ndërkombëtare e rajonale.







All the contents on this site are copyrighted ©.