2009-12-18 17:22:28

Parrulla "Puna ju bën të lirë" vidhet në Aushvic


(18.12.2009 RV)Është vjedhur gjatë natës së djeshme parrulla “Arbeit macht frei” (Puna ju bën të lirë), që ishte shkruar në hyrje të kampit të përqëndrimit nazist në Aushvic të Polonisë, konsideruar një nga simbolet më famëkeqe të genocidit kundër hebrenjve. Policia po kërkon fajtorët. Është hera e parë që vidhet parrulla e punuar dhe e vendosur aty nga të burgosurit e lagerit, me urdhër të nazistëve në vitin 1940.







All the contents on this site are copyrighted ©.