2009-12-17 12:06:41

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Ai është nga fisi ynë!”.


(17.12.2009 RV)Emisioni i tetëmbëdhjetë i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes” na çon larg e afër, në historinë e breznive të Jezu Krishtit si njeri e në historinë tonë, sepse të dyja historitë lidhen në mënyrë të pazgjidhshme njëra me tjetrën:
 
Me breznitë e Jezu Krishtit si njeri, na njeh Ungjilli sipas Mateut.
Mt 1,1-17

"Gjenealogjia është shkencë
që përparon gjithnjë.
Ndonëse ndonjë nga etërit,
asfare s’na pëlqen.
Për Krishtin kjo s’ka pikë rëndësie.
Natyrisht ndërmjet miliarda emrash
që u endën rrugëve të botës,
ka princa, profetë, madje edhe harbutë.
Raab – për shembull – qe prostitutë me nam
që deri mbretin vetë e pat’ trullosur fare!
Por ka edhe më ndër dinastitë mbretërore
që etërit tanë sunduan,
e fare s’morën vesh
i sundoi mbreti, a prostituta e tij.
E ka dhe më nën sundime të tjera
republikanësh e plebejsh,
që ndoqën njëri-tjetrin.
Njerëz gjithfarësh endeshin nëpër kufij,
si emigrantë, e i ndiqnin, i burgosnin e i vrisnin.
Si ne jetonin Jezusi e Maria.
Jezusi u bë njeri në mes njerëzores,
që në shekuj pak ndryshon.
Deshi njeriut t’i hapte
një rrugë të re.
E emri i tij u shkrua në histori,
si emrat tanë.
U ngjit në qiell pastaj,
se ishte Njeri-Zot!
Po fryma e tij na merr mbrapa.
si afshi i zjarrit
e na thotë:
Ti mos kij frikë
Unë jam edhe si ti!Unë jam me ty!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.