2009-12-16 18:00:23

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Je Ti, apo do të vijë ndonjë tjetër?”.


(16.12.2009 RV)Koha e Ardhjes na shtyn të mendojmë se do të ndodhë diçka, duke u nisur nga diçka që ka ndodhur tashmë. Niset nga Lindja e Zotit, nga ardhja e Jezusit në histori për të hapur brënda kësaj historie, të njollosur prej mëkatit, një shteg shëlbimi. Po a është ky i vetmi shteg, apor ka edhe shtigje të tjera? Është Ai që erdhi, apo do të vijë ndonjë tjetër?
Emisioni i shtatëmbëdhjetë i rubrikës “Shtigjeve të Krishtlindjes” i përgjigjet pikërisht kësaj pyetjeje:

Shpesh njeriu i çuditur , pohon:
“Isha aty por s’e pashë
se s’kisha sy për ta parë”.

 
Ndërsa në Ungjill dishepujt e Gjonit vijojnë të pyesin:
“Është ai që do të vijë
Apo duhet të presim një tjetër?”
Mt. 1, 18-23

 Ka ditë kur shumëkush na thërret e na thotë:
“Eja! Eja me ne! Një lajm të ri, të mirë
i sjellim botës.
Në duar tona është e vërteta,
e kemi ne, s’e kanë të tjerët.
Ne e kemi, s’e ka Kisha”.
E gjora Kishë,
ç’i shohin sytë
e veshët ç’i dëgjojnë!
E shajnë sa munden,
se njerëzit e saj
prej mishi e prej gjaku,
edhe gabojnë.
E ia numërojnë gabimet,
si bariu motet.ù
E flasin e flasin
e s’harrojnë
e sa e sa herë – thonë-
qe kështu edhe ashtu…
Po ti, miku im, mos harro.
Kisha je vetë!
Je ti, e jemi ne,
e do ta duam doemos.
E, s’duhet të harrojmë:
se vetëm ne s’na përket
Lajmi i madh, i mirë.
Të flasim, pra, mes nesh
e shtegun të hapim
për të ecur krah për krah
pa u pështjelluar
e pa e kuptuar mbrapsht
dialogun ndërmjet fesh.
Dishepujve të Gjonit
Jezusi iu përgjigj:
“Ejani e shihni:
të verbërit shikojnë, të çalët ecin;
të shurdhërit dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen.
Lajmi i mirë u jepet të varfërve.
Ai nuk na thotë: “Jam unë më i miri!”.
Na fton të shikojmë veprat,
se veprat flasin vetë!
E kështu njeriu që beson,
murgar i të gjitha kohëve,
shkel përmbi rrënjët e historisë.
E pesha e këmbës së tij
lë gjurmë që s’shlyhen kurrë.
Ideja e sosjes
ik porsi shpend i egër,
atje ku sundon terri!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.