2009-12-15 16:24:34

Me qindra mijëra qytetarë evropianë i paraqesin Parlamentit evropian një peticion në mbrojtje të jetës.


(15.12.2009 RV)Një peticion për mbrojtjen e jetës, me firmat e qytetarëve evropianë të 27 vendeve të BE iu dorëzua sot paradite presidentit të Parlamentit evropian Jerzhi Buzek, në Strasburg dhe kryetares së Komisionit të Peticioneve Erminia Maxoni. Bëhet fjalë për një nismë të Lëvizjeve në mbrojtje të Jetës në Evropë.
Janë me qindra mijëra qytetarët që nëpërmjet këtij peticioni, të cilët kërkojnë që në interpretimin dhe zbatimin e Kartës të së drejtave themelore të Bashkimit Evropian - ashtu sikundër edhe në Konventën Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore - të njihet e drejta e jetës e çdo qenieje njerëzore që nga zënia në barkun e nënës.
Më hollësisht, në mikrofonin tonë flet Karlo Kazini, kryetar italian i Lëvizjes për jetën dhe kryetar i Komisionit për Çështjet Kushtetuese të Parlamentit evropian:

Përgjigje: Nuk përmendet e drejta për të jetuar e fëmijëve që nuk kanë lindur ende, sikurse në të gjitha konventata ndërkombëtare. E atëherë na lindi idea që t’ua bëjmë të ditur institucioneve atë çka mendojnë ata që nuk çojnë peshë, duke menduar ta realizojmë këtë peticion në të gjitha vendet e BE. Në fakt nisma filloi vetëm në maj të 2008, mbasi që Lëvizja për jetën u prit nga Papa Benedikti XVI me 12 maj dhe mori nga ai bekimin për këtë nismë. Ekzistojnë armiqtë e jetës që e mohojnë jetën por ekzistojnë edhe ata që nuk duan të flasin, nuk duan të dëgjojnë, dhe holokaustin e foshnjave që po ndodh anembanë Evropës dhe botës, e quajnë si një çështje thjeshtë morale, të rëndësisë së dytë, që e ka në dorë individi. Por kjo, përkundrazi, është një çështje politike e klasit të parë, është një çështje e mbrojtjes të të drejtave të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.