2009-12-14 16:44:44

Në Iran arrestohen disidentët. Musavì nuk tërhiqet.


(14.12.2009 RV)Në Iran vazhdon arrestimi i atyre që kanë “fyer” Khomeinin, por opozita nuk ndalet dhe lajmëron për protesta të reja kundër regjimit të Mahmud Ahmadinexhadit. Gjithsesi, manifestuesit, që më 7 dhjetor grisën në shesh një fotografi të ajatollah Khomeinit, përfunduan në pranga. Autoritetet bëjnë të ditur se nuk do të ketë mëshirë për ata që kanë fyer atin e revolucionit. Gjatë ditëve të fundit u hapën fjalë se do të arrestohej edhe lideri i opozitës, Musavi dhe ish-kandidati tjetër presidencial, Karrubi, por opozita shpall se do të dalë në sheshe në mënyrë paqësore, që të mos i japë shkas policisë për ndërhyrje.
Përsa i përket programit bërthamor, sipas gazetës “Times”, Teherani po punon për detonatorin bërthamor, atë që e bën bombën atomike të shpërthejë. E përditshmja londineze ka përkthyer disa dokumente sekrete të vitit 2007, të cilat konfirmojnë këto përpjekje.







All the contents on this site are copyrighted ©.