2009-12-14 16:43:56

Në audiencë te Papa, kryeministri i Malit të Zi, Xhukanoviç. Vlerësohet kontributi i katolikëve në shoqëri.


(14.12.2009 RV)Sot paradite, Papa Benedikti XVI priti në audiencë kryeministrin e Malit të Zi, Milo Xhukanoviç. “Gjatë takimit të përzemërt – informon nota e Sallës së Shtypit të Vatikanit – pati një shkëmbim të frytshëm opinioni mbi temat e aktualitetit ndërkombëtar, mbi situatën në rajon dhe mbi sfidat kryesore që e presin. Në vazhdim, u vu në dukje kontributi pozitiv që ka sjellë pakica e rëndësishme katolike në shoqërinë malazeze. Në fund – shton komunikata – u fol për disa tema aktuale, në veçanti për impenjimin e qeverisë në nxitjen e paqes dhe të ekuilibrit ndërmjet popullsive e feve të pranishme në vend”.
Pas audiencës me Benediktin XVI, kryeministri i Malit të Zi pati biseda me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin Dominik Mambertì.








All the contents on this site are copyrighted ©.