2009-12-14 17:50:01

Ati i Shenjtë i uron Silvio Berluskonit shërim të shpejtë, pasi u plagos dje, në Milano.


(14.12.2009 RV)Papa Benedikti XVI, përmes një telegrami, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, i uron shërim të shpejtë kryeministrit italian, Berluskoni, duke i shprehur afërsinë e tij, pas sulmit të egër të djeshëm, në Milano.
Solidaritet shprehu dje edhe drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi: “Kryeministrit Berluskoni, që u plagos në mënyrë kaq të papërgjegjshme – pohoi Atë Lombardi – i shprehim solidaritetin tonë”.
Në Itali, ndërkaq, bota politike është tejet e trazuar. Sipas një agjensie të shtypit, thuhet se agresori, Masimo Tartalia, 42 vjeç, i cili dje e gjuajti kryeministrin në fytyrë me një objekt të fortë, duke e plagosur aq, sa të shtrohej urgjent në spital, ka pranuar se e kreu këtë akt për shkak të urrejtjes që ka për Berluskonin.
Konferenca ipeshkvnore italiane, duke e dënuar aktin, kërkon çtensionimin e klimës politike në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.