Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Uji e zjarri”.
(13.12.2009 RV)‘Uji e zjarri’ titullohet emisioni i katërmbëdhjetë i rubrikës
“Shtigjeve të Krishtlindjes”. Simbole bazë të fesë së krishterë, uji e zjarri
na kujtojnë Pagëzimin, zjarrin e Shpirtit Shenjt. Askush nuk mund të
bëhet i krishterë vetvetiu. Vetëm Krishti mund ta themelojë Kishën. E nga Kisha marrim
fenë, duke nisur nga sakramenti i Pagëzimit, i cili është më shumë se pastrim.
E
Ungjilli i Shën Lukës na kujton sot fjalët e Gjon Pagëzuesit: “Unë, vërtetë
po ju pagëzoj me ujë, por po vjen një më i fortë se unë… Ai do t’ju pagëzojë me Shpirtin
Shenjt e me zjarr”.Lk 3,10-18
“Mbi ty, që një
ditë në vathë të Zotit hyre me ujë të pagëzimit, zbritët Shpirti Shenjt! Ai
Shpirt që sjell flakën në botë jo për ta bërë shkrumb edhe hi, por për ta
rrokur me zjarr që zemrat ndez e armiqtë përvëlonporsi shkëndijë e kallur. Sepse
e dimë të gjithë: Burri në flakë provohet ari në zjarr pastrohet! E rrugët
e Zotit janë të çuditshme fort. Si lumi i zjarrit, zemrimi i tij, si
det i thellë, mëshira!
Tepricat e Izraelit
Tepricave të Sionit,
grigjës së vogël i flet Profeti. Një populli t’shumvuajtur rrethuar nga të
huajtë. Por Sofonia, larg çdo ligështie Sionin e fton të ngrihet rishtas
në këmbë, me kokën lart. Se mori fund mjerimi, vuajtjet do të kthehen në
gëzim. E Sioni do të shpërthejë në këngë ngadhënjimi si në ditë festash
të mëdha. Nga thellësi e kohës na flet dhe ne Profeti. Ne që, si grigjë e
vogël kohë të vështira po jetojmë. Po cili gëzim i jetës s’pëzjehet me hidhërim? Cila
lavdi qëndron mbi dhe pa rënë në harresë? Të gjitha janë më të ligshta se hija, më
të rreme se ëndrrat. Një çast e të gjitha i mëkëmbëson vdekja vetë! Po feja
nuk ndryshon e Zoti prap na fton t’mos biem në dëshpërim. Zoti s’ndryshon është
përtej vdekjes sëmundjes e përmbysjes. Në dritë qirinjsh mbështjellur me
mister Zoti na fshihet, duke na u zbuluare zbret nga lart e dëgjon lutjen
tonë!”.