2009-12-13 15:31:40

Kopenhagë: organizatat e krishtera dorëzojnë një mesazh për mbrojtjen e njerëzimit nga ndryshimet klimaterike.


(13.12.2009 RV)Kryeipeshkvi anglikan Desmond Tutu i dorëzoi sot Ivo de Boer, sekretar ekzekutiv i UNFCCC (Kombet e Bashkuara në kuadrin e Konventës për ndryshimet klimaterike), një mesazh të organizatave të krishtera, që marrin pjesë në nismën për mbrojtjen e ambientit, organizuar nga agjensitë e krishtera për zhvillimin.
Po sot, në orën 24, në katedralen e Kopenhagës u mbajt një kremtim ekumenik, në praninë e kryeipeshkvit të Kantërburit, dr Rovan Uiljams. Në orën 15. 000 këmbanat e Kopenhagës dhe të vendeve të tjera të botës ranë njëherësh, me 350 rrahje të vazhdueshme, simbol i nivelit të sigurisë të dioksidit karbonik në atmosferë: 350 pjesë për një milion.







All the contents on this site are copyrighted ©.