2009-12-13 14:19:28

Gëzimi i vërtetë i krishterë në fjalët e Papës, i cili gjatë Engjëllit të Tënzot bekon shtatoret e Krishtit Fëmijë e kujton 4 misionarë, vrarë në Afrikë


(13.12.2009 RV)“Krishtlindja do të kremtohet përsëri, për të na kujtuar se Misteri i Zotit është burimi i gëzimit të vërtetë. E Zoti vjen pranë nesh, kur e jetojmë atë që përfaqëson Shpella e Betlehemit: dashurinë, përvujtërinë varfërinë”. Kjo frymë festive përshkoi lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot. Takimi i Papës me besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit tingëlloi si ftesë për ta pritur Krishtin me dashuri në të gjitha shtëpitë e Romës e të botës.
Benedikti XVI, sipas traditës, bekoi sot shtatoret e Foshnjës Hyjnore për Shpellat e Betlehemit të oratoreve e të famullive romake, që i mbanin në duar fëmijët e shkollave.
Lajtmotiv i Lutjes ishte brohoritja: “Gëzohuni, sepse Zoti është afër!” që shoqëron Këngën e hyrjes së Meshës Shenjte në të Dielën e tretë të Kohës së Ardhjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.