2009-12-11 16:48:23

Turqi:shpërthim gazi në minierë, vdesin 19 minatorë


(11.12.2009 RV)Edhe 13 minatorët që rezultonin të humbur pas shpërthimit të gazit metan natën e kaluar në një minierë qymyri afër qytetit Bursa në Turqi, kanë vdekur- Kështu pohoi për tv Ntv ministri turk i punës Omer Dioncer. Bilanci i përgjithshëm i kësaj fatkeqësie është 19 minatorë të vdekur. Minatorët në kohën e shpërthimit të gazit po punonin në galeri, 200 metra nën tokë.







All the contents on this site are copyrighted ©.