2009-12-10 19:20:58

Papa: kur Zoti zhduket nga horizonti, njerëzimi vetëshkatërrohet


(10.12.2009 RV)“Përvojat e së kaluarës , edhe ajo jo larg nesh na mësojnë se kur Hyji zhduket nga horizonti i njeriut, njerëzimi e humb orientimin dhe rrezikon të bëjë hapat drejt shkatërrimit të vetvetes”. Kështu shkruan
Papa Benedikti XVI në mesazhin dërguar pjesëmarrësve të takimit “Zoti sot me Të apo pa Të ndryshon gjithçka” që është hapur sot pasdite në ‘Auditoriumin Conciliazione’ në Romë me përshëndetjen e presidentit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Italisë, kardinalit Bagnasco dhe ligjëratën e mbajtur nga kardinali Ruini, i cili është edhe ideatori e përgjegjësi i planit kulturor të Konferencës Ipeshkvnore Italiane.
“Feja në Zotin, insistoi Papa - e hap njeriut ndaj horizontit të një shprese të sigurt, e cila nuk zhgënjen; feja na tregon themelin e fortë mbi të cilin mund ta mbështesim jetën pa frikë; kërkon prej nesh ta lëshojnë veten plot besim në duart e Dashurisë që e mban botën”.
“Marrëdhënia me Zotin - vijoi Papa - është thelbësore për udhëtimin e njerëzimit”, posaçërisht “në një situatë kulturore e shpirtërore si ajo që jemi duke jetuar, ku po rriten tendenca për ta reduktuar e përkufizuar Zotin në sferën private, e ta Atë konsiderosh si të parëndësishëm apo të tepërt, ose ta refuzosh në mënyrë të qartë”.
Në këtë takim Seminar, kujtoi Papa - do të flasin nga pikëpamjet e ndryshme personalitete të ndryshme, “prej reflektimeve filozofike e teologjike deri te dëshmia e feve të mëdha; nga hovi drejt Zoti, që gjen shprehje në muzikë, letërsi, në artin figurativ, në kinema e në televizion deri te zhvillimi i shkencave, që kërkojnë t’i lexojnë në thellësi mekanizmat e natyrës, fryt i veprës inteligjente të Zotit krijues, nga analiza e përvojës personale të Zotit deri te konsideratat e dinamikave sociale e politike të një bote tashmë të globalizuar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.