2009-12-10 17:59:20

Letër e kardinalit Klaudio Humz meshtarëve: Pa uratën e meshtarëve bashkësitë shkapërdahen.


(10.12.2009 RV)“Me të vërtetë pa shujtën themelore të lutjes, meshtari sëmuret, dishepulli nuk gjen forca për t’i shkuar pas Mësuesit dhe vdes nga uria. Si pasojë, grigja e tij shkapërdahet dhe në fund vdes edhe ai vetë”. Kështu shkruan kardinali Klaudio Humz prefekt i Kongregatës për Klerin në një letër drejtuar meshtarëve me rastin e Vitit Meshtarak. Atëherë kur uratët nuk thuhen më, shkruan kardinali Humz “feja dobësohet dhe ministeri e bjerr përmbajtjen dhe kuptimin e vet. Si pasojë meshtari do të ketë gjithmonë e më pak gëzim dhe gjithmonë e më pak lumturi në ministerin e përditshëm. Si të thuash, meshtari që ecën me shumë të tjerë në rrugën e Krishtit, të fillon të mbesë gjithnjë e më prapa duke u larguar kështu nga Mësuesi, derisa Ai i humbet nga sytë në horizont dhe meshtari fillon të lëkundet e të hutohet.”







All the contents on this site are copyrighted ©.