2009-12-09 18:40:26

Thirrja e Papës për minat kundër njeriut: armë “çnjerëzore”, të ndalet prodhimi e të ndihmohen viktimat e tyre


(09.12.2009 RV)“Një thirrje për të gjitha shtetet që të njohin pasojat e tmerrshme humanitare të minave kundër njeriut”. Këtë shkruan Papa Benedikti XVI në mesazhin e lexuar në Konferencën e Kartagjenës, kushtuar ndalimit të përdorimit, magazinimit e prodhimit të këtyre armëve shkatërruese. Papa kërkoi që të tregohet solidaritet për viktimat, duke kujtuar edhe ato të bombave copëtuese e të armëve të lehta. Garancia për paqen, pohoi Ati i Shenjtë, nuk mund të arrihet përmes armëve e nuk mund të jetë thjesht çështje ushtarake.







All the contents on this site are copyrighted ©.