2009-12-09 18:39:20

Presidenti i deputetëve italianë Fini në takimin me homologen shqiptare Topalli: Shqipëria shpejt anëtare e BE-së


(09.12.2009 RV)Shqipëria duhet të bëhet sa më shpejt anëtare e Bashkimit Evropian. Ky është urimi i shprehur nga presidenti italian i Dhonës së Deputetëve, Xhanfranko Fini në fund të takimit të sotëm me homologen e tij shqiptare, Jozefina Topalli. Fini siguroi ndihmën e plotë të Italisë në këtë rrugë, pasi nëse “Shqipëria do të integrohet, është më i lehtë bashkëpunimi kundër kriminalitetit. Kjo është në interes të krejt Evropës”. Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit mbi tema si stabiliteti në Ballkan e politikat në Detin Mesdhe. Fini shprehu më pas, kënaqësinë personale për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, arritur me më të madhen transparencë, tha ai.







All the contents on this site are copyrighted ©.