2009-12-08 18:56:11

Irak: pesë autobomba trondisin Bagdadin. Më se 127 të vdekur e 448 të plagosur.


(08.12.2009 RV)Në Irak pikërisht sot, një ditë pas miratimit të ligjit për zgjedhjet e ardhshme të 6 marsit nga parlamenti, në Bagdad shpërthyen pesë autobomba që shkaktuan 127 të vdekur dhe 448 të plagosur. Qenë këto disa nga sulmet më të përgjakshme të terroristëve kundër popullsisë së pambrojtur. Dinamika e atentateve të sotshme është ajo e ditëve të shkuara.
Bomba e parë shpërtheu në lagjen Dora. Mbas pak çastesh shpërthyen të tjerat: e dyta përpara Ministrisë së Brendshme; e treta përpara një gjykatoreje; një tjetër në afërsi të universitetit të mirënjohur Al Mustansiria. Në fund, bomba e pestë shpërtheu në zonën tregtare Al Rusafi.
Atentatet shprehin përplasjet e brendshme ndërmjet shiitëve dhe synitëve që kërkojnë ta ndryshojnë ligjin për zgjedhjet. Nga ana tjetër, autoritetet kishin parlajmëruar me kohë për mundësinë e atentateve të reja.







All the contents on this site are copyrighted ©.