2009-12-08 17:33:44

19 vite nga dita që hapi një faqe të re në historinë e Shqipërisë


(08.12.2009 RV)Si sot më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë në Shqipëri. Pra 8 dhjetori, është një ditë që simbolizon rënien e regjimit komunist në vend, 19 vite me parë.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
Studentët protestues të nntorit ne Shkoder e te dhjetorit '90 ne Tirane kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Me lëvizjen dhe idetë e saj u bashkuan pedagogë, akademikë, intelektualë qytetarë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera kryesore, duke e shndërruar Lëvizjen Studentore në një revolucion kombëtar demokratik. Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera 8 dhjetori nuk pati dy palë: një fituese dhe një të humbur, e kjo edhe ndoshta eshte nje nder mangesite qe demokracia re ka, ate te mos gjyikimit e te mos denimit publike te diktatures gjakatare, si dhe te mos shperblimit te atyre qytetareve e personaliteteve qe qene viktima te urrejtjes dhe erresirtes komuniste. Koha tregoi se të pushtetshmit vazhduan te qete jeten dhe karrieren e tyre, madje edhe ne udheheqje e ne drejtim te shtetit, shoqërise, te partive e te biznisit. Kjo dite duhet te sjell ngadale ne drite te Verteten per ate qe ka ndodhur, te sjell ne drite martiret e lirise e te pluralizmit te demokracise qe flijuan jeten, per te mos i thene po genjeshtres, erresires, dhunes, urrejtjes...ata po jane Koloset e kesaj Dite, eshte merite e tyre nese sot qytetaret e Shqiperise gezojne lirine e pluralizmin demokratik.
8 dhjetori i vitit 1990 është shpallur si Dita e Rinisë dhe Pluralizmit nga Kuvendi i Shqipërisë. RV e ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.