2009-12-07 19:21:13

Papa do të takohet të premten me kard. Brady e kryeipeshkvin e Dublinit: në qendër të bisedimeve situata e dhembshme e Kishës në Irlandë


(07.12.2009 RV)Ati i Shenjtë Benedikti XVI ka ftuar për një takim në Vatikan për të premten e ardhshme me 11 dhjetor presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Irlandës kardinalin Brady e kryeipeshkvin e Dublinit, imzot Diarmuid Martin, për t’u informuar e për të shqyrtuar situatën e dheshme të Kishës në Irlandë krijuar nga shkandulli i abuzimeve seksuale e të rasteve të pedofilisë, që ka goditur Kishës në Vend, pas botimit të kohëve të fundit të “Murphy Commission Report” lidhur me keqpërdorimet seksuale nga ana e kleri të kryedioqezës së Dublinit. Kështu njoftoi sot zëdhënësi i Selisë së Shenjtë Atë Federiko Lombardi. Në takim të Papës me kardinalin irlandezë Brady, kryeipeshkvin e Dublinit imzot Martin do të marrin pjesë edhe përgjegjësit e Kongregatave të Kuries Romake kompetente për argumentin si dhe Nunci në Irlandë.







All the contents on this site are copyrighted ©.