2009-12-07 18:33:29

Kina dhe Qipro kundër pavarësisë së Kosovës. Kroacia e mbron atë.


(07.12.2009 RV)Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku po diskutohet çështja e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, sot folën përfaqësuesit e Kinës, Kroacisë, Qipros dhe Danimarkës. Siç pritej, Kina dhe Qiproja kanë deklaruar se pavarësia është e paligjshme, duke ngulur këmbë në parimin e paprekshmërisë së tërësisë territoriale. Ndërkaq, Kroacia e ka mbrojtur fuqishëm shtetin e ri, duke përshkruar edhe proceset politike, që kanë çuar deri tek krijimi i tij i ligjshëm. Nesër, para Gjykatës do të shprehen vende të fuqishme si SHBA-të dhe Rusia.







All the contents on this site are copyrighted ©.