2009-12-07 18:33:03

Berisha: Shqipëria ka probleme serioze me mafien


(07.12.2009 RV)Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka deklaruar sot gjatë punimeve të një konference për sigurinë në Tiranë se vendi ka probleme serioze me mafien. Ai vlerësoi ligjin antimafia dhe premtoi se klanet e kriminelëve do të luftohen me të gjitha mjetet. Vendi përshkohet sidomos nga ekonomia e krimit, ajo abuzive ose ajo me lejen e qeveritarëve të korruptuar në pushtet, për të cilën nuk nevojiten vetëm fonde dhe forca, por edhe vullnet për t’i larë duart një herë e mirë me politikën e klaneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.