2009-12-05 16:08:56

Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”: “Mbretëria është fare pranë”.


(05.12.2009 RV)Rubrika “Shtigjeve të Krishtlindjes”, në emisionin gjashtë, na kujton se ditët kalojnë e Festa e madhe afrohet. Nuk është fjala vetëm për festën tokësore. Një festë tjetër na pret të gjithëve. Është më e ndritshme se të gjitha festat e jetuara mbi këtë tokë. Mund të marrim pjesë në të përgjithmonë, në se punojmë me të gjitha forcat për Mbretërinë qiellore. Çdo njeri e ka vërtetë pranë, sado gjatë të jetojë. Mbretëria është afër!

“Zoti na fton të gjithëve
të punojmë për Mbretërinë e tij,
si të mundemi e si të dimë.
Gjithçka është në pritje…
Porse dikush përsëri
duhet ta lëshojë kushtrimin!”.

 
E Ungjilli na kujton:

“Të korrat janë të mëdha
Kurse punëtorë ka pak”.
(Mt. 9, 37)

 
“Mbretëria është pranë!
Po, ju e dini, afër është mbretëria
dy hapa larg
edhe kur duket
në skaj të botës...
Deri dje korrësit
ndër t’korra ishin turmë.
Ishin kudo, mes grurit të artë.
Deri dje Kisha
ishte në mes të katundit!
Secili e dinte
vendin e vet në shtëpinë e Zotit.
Vendin e vet e kish secili:
mësuesi, në shkollë,
e prifti në famulli!
E fjala u zinte vend.
Po sot të duket
se fjala më s’ka zë,
ndoshta pse ai që flet
vendin ku e ka s’e di!
Ta lusim, pra të zotin e të korrave,
vendin e vet ta gjejë gjithësecili.
Ti, i pagëzuar, duhet ta gjesh
i pari vendin tënd.
Duhet ta gjejmë të gjithë
vendin që na përket
që të mos ulen me sherr
dy vetë në të njëjtin vend,
a të mbeten vendet bosh.
A s’jemi fis barinjsh?
Shikoni, kullota është pa fund.
Barinjtë, në pritje
të një dite të re!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.