2009-12-03 15:32:51

Qeveria e Hanoit: presidenti vietnamez për vizitë te Papa më 11 dhjetor


(03.12.2009 RV)Presidenti vietnamez, Ngujen Min Trjet do të vijë për vizitë në Vatikan dhe do të takohet me Papën Benedikti XVI më 11 dhjetor. Kjo vizitë zhvillohet në kuadrin e turneut evropian të presidentit, i cili do të shkojë në Itali, Spanjë e Sllovaki, nga 9 deri më 19 dhjetor. Më 25 janar 2007, Papa pati pritur kryeministrin vietnamez, në vizitë zyrtare në Vatikan, e para e një kryeministri të Republikës Socialiste të Vietnamit. Kujtojmë se sapo ka filluar Viti jubilar i Kishës së Vietnamit, përuruar më 24 nëntor.








All the contents on this site are copyrighted ©.