2009-12-03 15:32:30

Komenti i kardinalit Turan mbi çështjen e minareve në Zvicër


(03.12.2009 RV)RealAudioMP3 Vazhdon të shkaktojë debate referendumi i zviceranëve, që të dielën e kaluar ndaluan ndërtimin e minareve të reja në Konfederatën Helvetike. Të dëgjojmë mendimin e kryetarit të Këshillit Papnor për Dialogun ndërfetar, kardinalit Zhan Lui Turan:
“Çështja e minareve shtron para së gjithash problemin e lirisë së fesë. Liria e fesë presupozon lirinë e kultit e pra, lirinë për ta praktikuar fenë privatisht e publikisht. Por, natyrisht, kur ndërtohet një kishë në një vend me shumicë islamike, ose një xhami në një vend me shumicë të krishterë, shqetësimi i atyre që ndërtojnë këtë vend kulti duhet të jetë harmonizimi i ndërtesës me pejsazhin urbanistik e me kontekstin kulturor të asaj shoqërie. Përveç këtyre aspekteve, mendoj se problemi i vërtetë qëndron në statusin juridik të Islamit në Evropën e sotme, pra shkon përtej fakteve për të cilat flasim”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.