(03.12.2009 RV)Filloi sot në Romë, vizita e delegacionit të Kishës ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë, i cili nesër do të takohet në Vatikan me Papën Benedikti
XVI. Në krye të delegacionit është kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe krejt Shqipërisë,
Anstasios Janullatos, i shoqëruar nga Mitropoliti i Korçës, nga peshkopët e Apollonisë
e të Krujës e nga të tjerë. Delegacioni do të zhvillojë takime edhe me krerët e Këshillit
Papnor për nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve dhe do të vizitojë vendet e kultit
në kryeqytetin italian. Më 8 dhjetor, delegacioni do të largohet nga Roma.