2009-12-03 15:39:13

Gjermani: jo kushtetuese hapja e dyqaneve të dielën


(03.12.2009 RV)Hapja e dyqaneve ditën e dielë në Gjermani dhunon Kushtetutën, pasi e diela duhet konsideruar si “ditë pushimi”, jo vetëm për motive fetare, por edhe për të mundësuar rinovimin fizik e shpirtëror të punëtorëve e pjesëmarrjen e tyre në jetën familjare. Nuk është ndonjë frazë e shkruar në gazeta, por vendim i Gjykatës Kushtetuese gjermane, e cila pranoi ankimimin e Kishës Katolike dhe të asaj evangjeliste kundër hapjes së dyqaneve në Berlin, gjatë katër të dielave të Kohës së Ardhjes. Në vendim, gjykatësit nënvizojnë se njeriu duhet vendosur mbi interesat ekonomike. Por për këtë vit do të jetë e kundërta, pasi ndalimi i hapjes së dyqaneve të dielën do të fillojë me vitin e ri 2010.








All the contents on this site are copyrighted ©.