2009-12-02 18:59:31

Jehona e kremtimeve të 28 nëntorit në kryedioqezën Shkodër-Pult.


(02.12.2009 RV)Për Fe e Atdhe! Kjo moto, që frymëzoi brezni të tëra patriotësh katolikë, njerëz të pendës e të pushkës, në përpjekjet për çlirimin e Atdheut nga zgjedha turke, u ndje fort në kremtimet e 28 nëntorit 2009. Në program: Meshë përkujtimore, vizita në varrezat e të rënëve për Fe e Atdhe e veprimtari të tjera festive, me pjesëmarrje mbarëpopullore. Posaçërisht e ndjekur, Mesha në Varrezën e Rrëmajit, kryesuar nga një figurë tejet simbolike: dom Gjergj Simoni. Një festë tjetër e madhe për kryedioqezën: kaluan dhjetë vjet nga dita kur u hapën përsëri dyert e Kishës së Zojës Rruzare. Hollësitë, në shërbimin e Jolanda Babës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.