2009-12-02 17:24:54

Fondamentalistët islamikë marrin përsipër atentatin e trenit në Rusi


(02.12.2009 RV)RealAudioMP3 Dolën në shesh autorët e atentatit kundër trenit rus Nevsku Express, që të premten e kaluar shkaktoi 26 të vdekur e rreth njëqind të plagosur. Aksioni është kryer nga fondamentalistët islamikë të Kaukazit, që kanë në krye rebelin çeçen, Doka Umarov. Gjithsesi, policia ka shprehur dyshime lidhur me këtë rivendikim. Mbi kthimin e terrorizmit çeçen, flet në mikrofonin tonë korrespondenti nga Moska i gazetës italiane “Corriere della Sera”, Fabricio Dragozei:
Ka kohë që ekstremistë islamikë e sidomos banda çeçenësh, që akoma luftojnë kundër Moskës, kërcënojnë se do të sjellin terrorizmin në territorin e Rusisë. Një grup, që më parë ishte i lidhur me vetë Umarovin, bëri një atentat në të njëjtën linjë hekurudhore Moskë-Shën Pjetërburg, dy vjet më parë. Në atë rast, në krye të atentatorëve ishte një ish-ushtarak rus. Nganjëherë, disa nga rivendikimet, e publikuara në të njëjtën faqe islamike të internetit, kanë dalë të rreme.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.