2009-12-01 16:14:48

Shqipëri: Në Elbasan festohet 100-vjetori i Normales.


(01.12.2009 RV)Në Elbasan u organizua sot paradite një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Normales, shkollës së parë të mesme shqipe. Në këtë konferencë që u zhvillua pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani morën pjesë stidjues, pedagogë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ish-nxënës e mësues të kësaj shkolle. Konferencën e përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha që e quajti Normalen e Elbasanit tempull të vokacionit evropian të shqiptarëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.