2009-12-01 15:42:04

Një delegacion i Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Vatikan


(01.12.2009 RV)Një delegacion i Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, i udhëhequr nga kryepeshkopi Anastas Janullatos do të vijë për vizitë zyrtare në Vatikan. Vizita do të fillojë pasnesër, më 3 dhjetor e do të zgjasë deri më 8 dhjetor. Më datë 4, pra të premten, delegacioni do të takohet me Papën Benedikti XVI. Për këtë vizitë të dëgjojmë peshkopin ortodoks të Krujës, Andon Merdani, në mikrofonin e don David GjugjësRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.