2009-12-01 16:15:05

Hagë: Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni paraqet argumentet për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.


(01.12.2009 RV)Sot pasdite në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës u paraqitën ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni dhe ekspertët dhe këshilltarët ndërkombëtarë Sër Majkëll Uud, Daniel Myler dhe Shon Marfi të cilët paraqitën argumentet në mbrojtje të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Siç dihet në Hagë filloi sot, sipas padisë ngritur nga Republika e Serbisë, procesi gjyqësor për legjitimitetin e Republikës së Kosovës. Gjatë 10 ditëve të paraqitjes së fakteve 28 shtete anëtare të OKB-së do të shprehin gojarisht opinionin e tyre lidhur me këtë fakt. Ndërsa shtetet që kanë dërguar deklarata me shkrim janë 36. Për herë të parë do të marrë pjesë edhe Kina, ndërsa SHBA dhe Federata Ruse janë në dy llogore të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.