2009-11-30 18:05:58

Lufta kundër varfërisë, shteti i së drejtës dhe mbrojtja e ambientit në qendër të takimit të Papës me presidentin peruvian


(30.11.2009 RV)Sot paradite, Papa Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Republikës së Perusë, Alan Garsia Pérez, i cili më pas u takua me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe më atë për Raportet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì. “Bisedimet e përzemërta – shkruhet në komunikatën e Sallës vatikanase të Shtypit – lejuan shkëmbimin e frytshëm të opinioneve mbi temat e skenarit aktual ndërkombëtar, sidomos në atë rajon. U ndalën më pas në disa aspekte të situatës në Peru, në veçanti në impenjimin e qeverisë për çrrënjosjen e varfërisë, për nxitjen e shtetit të së drejtës, për ruajtjen e ambientit, si edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kishës e shtetit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.