2009-11-30 18:06:10

Kubë: lind blogu i parë katolik i sponsorizuar nga Kisha


(30.11.2009 RV)Me mbështetjen e Konferencës së ipeshkvijve katolikë të Kubës dhe të Rrjetit informatik të Kishës latinoamerikane, u hap në ishullin karaibik blogu i parë i laikëve katolikë, me qëllim që të bëhet një hapësirë takimi e dialogu mes besimtarëve. Faqja e internetit quhet www.creerencuba.org dhe redaksia ndodhet në Sagua La Grande. Lajmi është pritur me entuziazëm në krejt Amerikën Latine, e cila sheh një hap përpara drejt lirive demokratike, që mungojnë në Kubën e Fidel Kastros.








All the contents on this site are copyrighted ©.