2009-11-28 09:28:11

Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë.


Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë tonë kombëtare.
Më 28 nëntor 1912 në orën 14:00 u hap Kuvendi i Vlorës me 37 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Kryetari i tij u zgjodh Ismail Qemali, i cili deklaroi se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë është shpallja e pavarësisë, krijimi i qeverisë, zgjedhja e pleqësisë që do ta kontrollonte atë dhe dërgimi i një komisioni për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha.

Më 28 nëntor 1793 në Shkodër, Lezhë dhe në rrethinat e tyre nisi kryengritja kundër ushtrive osmane. Me humbje të mëdha pashai turk mundi të çante rrethimin, por në Lezhë pësoi goditje dhe humbje të reja, qe e detyruan te tërhiqet për në Manastir.







All the contents on this site are copyrighted ©.