2009-11-28 09:41:14

28 nëntori Festa e Pavarësisë


(28.11.09 RV)Më 28 nëntor, mbushen 97 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria turke. Pavarësia u përgatit në dy vjet kryengritjesh, që filluan në Malësinë e Mbishkodrës, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore e shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e viteve për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”. Më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar i Vlorës me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera e përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e kohës.
Redaksia e programit shqip të Radio Vatikanit e konsideron detyrë e nder t’u bëjë homazh sot të gjithë patriotëve shqiptarë, që me Ismail Qemalin në krye ngritën flamurin në Vlorë e nga zemra u uron të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen “gëzuar festën e pavarësisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.