Vijojnë bisedimet e Selisë së Shenjtë me Izraelin mbi Marrëveshjen Themelore.
(27.11.2009 RV)Komisioni dypalësh i përhershëm i punës, i përbërë nga përfaqësues
të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Izraelit, përfundoi dje takimin e ri dyditor.
Në qendër të bisedimeve, Marrëveshja për nenin e dhjetë, paragrafi i dytë, i Marrëveshjes
Themelore, që ka të bëjë me pronat, problemet ekonomike e fiskale të Kishës katolike
në përgjithësi ose të bashkësive e institucioneve katolike. Bisedimet ishin të nevojshme
për përgatitjen e takimit plenar të Komisionit, që do të mbahet më 10 dhjetorin e
ardhshëm, në Vatikan.