2009-11-27 17:56:19

Vijojnë bisedimet e Selisë së Shenjtë me Izraelin mbi Marrëveshjen Themelore.


(27.11.2009 RV)Komisioni dypalësh i përhershëm i punës, i përbërë nga përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Izraelit, përfundoi dje takimin e ri dyditor. Në qendër të bisedimeve, Marrëveshja për nenin e dhjetë, paragrafi i dytë, i Marrëveshjes Themelore, që ka të bëjë me pronat, problemet ekonomike e fiskale të Kishës katolike në përgjithësi ose të bashkësive e institucioneve katolike. Bisedimet ishin të nevojshme për përgatitjen e takimit plenar të Komisionit, që do të mbahet më 10 dhjetorin e ardhshëm, në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.