2009-11-27 14:03:54

Patriku rus Kirill I, takimi me Papën i mirëseardhur po pa injoruar problemet


(27.11.2009 RV)“Udhëheqja kishtare e Kishës Ortodokse ruse kurrë nuk ka përjashtuar mundësinë e një takimit ndërmjet Patrikut të Moskës e të gjithë Rusive dhe Papës së Romës, me kusht që të përgatitet në mënyrë të përshtatshme”. Kështu pohon patriku i Moskës Kirill I në një intervistë dhënë revistës javore italiane ‘Panorama’.
“Kishat tona - nënvizon autoriteti fetar i Kishës ortodokse ruse - mund të punojnë së bashku në shumë fusha e së bashku t’i bëjnë ballë ideologjisë së konsumizmit e të refuzimit të vlerave morale të krishtera që janë të përhapura në shoqërinë bashkëkohore”.
Patriku Kirill I vëren se “qëndrimet tona përputhen edhe në fushën e mbrojtjes së moralit e të vlerave tradicionale në botën moderne. Në të njëjtën kohë - shton - nuk mund t’i injorojmë problemet që mbesin akoma në marrëdhëniet ndërmjet Kishës katolike e asaj ortodokse, në rend të parë ato që kanë të bëjnë me sjelljet e greko-katolikët e Ukrainës lidhur me praninë e Patriarkanës së Moskës në këtë Vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.