2009-11-26 17:31:11

Atentate kundëer të krishtërve në Mosul, shkatërrohet Kisha e Shën Efremit


(26.11.2009 RV)Atentat i dyfishtë kundër të krishterëve në Mosul të Irakut. Sot paradite dy shpërthime të ndryshme kanë goditur Kishën katolike Kaldeje të Shën Efremit dhe Kishën e motrave Domenikane të Shën Katerinës. Për momentin nuk ka ende lajme për viktima, por Kishat janë krejtësisht të shkatërruara. Burimet e krishtera të AsiaNews në Mosul flasin për “kërcënime sipas stilit mafioz”. “Është një mesazh i qartë për të krishterët - shpjegojnë - që synon t’i dertojë të braktisin qytetin”. Në një deklaratë për agjencinë Sir, vikari i Patriarkanës së Bagdadit, imzot Shlemon Warduni tha: “Atentati ka ndodhur sot paradite rreth orës 7.00 evropiane. Fatbardhësisht nuk ka as të vdekur e as të plagosur, edhe vet prifti famullitar nuk ishte në banesë në çastin e shpërthimit. Por gjithçka është shkatërruar. Ky është një atentat kundër mbarë Kishës irakiane - pohon ipeshkvi - e tregon se askush nuk është i sigurt, sepse ajo që ka ndodhur në Mosul sot mund të ndodhë përsëri në ndonjë vend tjetër”. Sipas atë Emil Shimoun Nona, ipeshkëv i ri i Mosulit, me këto atentate “kanë dashur të godasin simbolin e pranisë së krishterë e katolikë nč Irak e jo vetëm në Mosul. Kështu kthehet frika e ikja e të krishterëve në këtë vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.