Sot me 25 nëntor kalendari Kishtar përkujton Shën Katerinën e Aleksandrisë, virgjër
e martire.
(25.11.2009 RV)Kulti i nderimit të Shën Katerinës është jashtëzakonisht i përhapur.
Figurën e saj e gjejmë në bazilikën romake të Shën Lorencit, në katakombet e Shën
Gjenarit në Napoli dhe në të katër anët e Evropës, ku frymëzoi edhe shfaqje me karakter
kishtar e këngë të përshpirtërisë popullore. Festa e saj e përvitshme kremtohet si
festë e të rinjve: në Francë Shën Katerina njihet si pajtorja e studentëve të teologjisë
dhe e shumë bashkësive femërore. Është gjithashtu pajtore e vajzave që mësojnë
mjeshtërinë e rrobaqepëses, të cilat janë njohur për një kohë të gjatë me emrin "katerinette"
në mbarë Evropën. Por atë e njohin si pajtore edhe berberët, mëndeshat, vajzat në
moshë të martesës, të burgosurit e, nga që i mbaroi ditët e torturuar mbi një rrotë
me thumba - edhe të gjitha mjeshtëritë, të cilat kanë lidhje me rrotën: që nga qerrexhinjtë
tek vegsharët, nga mprehësit e thikave tek gomistët e biciklistët.