2009-11-25 17:04:28

Presidenti iranian në Venezuelë


(25.11.2009 RV)Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad mbërriti sot në Karakas për t’u takuar me homologun e tij venezuelan, Hugo Çavez e për të forcuar miqësinë ndërmjet dy vendeve. Kjo është etapa e fundit e turneut të tij në Amerikën Latine, që në ditët e kaluara e çoi në Brazil e në Bolivi.
Karakas dhe Teherani kanë nënshkruar mbi 300 marrëveshje bashkëpunimi në sektorin e makinave dhe të traktorëve, si edhe për formimin e një banke dypalëshe. Gjatë dy ditëve, që Ahmadinexhad do të qëndrojë në Venezuelë, është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjeve të tjera, pavarësisht nga protestat e opozitës kundër atij që quhet “diktatori” i Iranit.







All the contents on this site are copyrighted ©.