E përditshme me vlera të qarta, që u jep zë të varfërve e dialogon me të largëtit:
kështu shprehet drejtori i ri i “Avvenire-s”, Marko Tarkuinio.
(25.11.2009 RV)Urime të përzemërta mori Marko Tarkuinio, që dje drejtor i
ri i gazetës “Avvenire”, e përditshme e katolikëve italianë. Ndërmjet të tjerëve,
e uroi edhe kardinali Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit. Tarkuinio, 51
vjeç, punon që nga viti 1994 për Avvenire-n, ku ka shërbyer si kryeredaktor, zëvendës-drejtor
e drejtor ad interim.