2009-11-25 17:04:13

57 numri i viktimave të masakrës së Mindanaos në Filipine


(25.11.2009 RV)Deri tani, ka arritur në 57 numri i viktimave të masakrës së Mindanaos në Filipine, bërë me qëllime politike. Ndër të vdekurit edhe 27 gazetarë. Nga shumë anë kërkohet arrestimi i disa anëtarëve të familjes Ampatuan, e cila dyshohet të jetë përgjegjësja e vrasjeve. Në fakt, personat e vrarë bënin pjesë në grupin e kandidatit guvernator të Maguindanaos, i cili do të sfidonte në zgjedhjet e majit të ardhshëm, të birin e guvernatorit aktual Andal Ampatuan. Kjo familje është aleate politike e presidentes së Filipineve, Gloria Arrojo, e cila e ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare dhe e ka përjashtuar Ampatuan nga vendi.







All the contents on this site are copyrighted ©.