2009-11-24 16:34:49

Gripi i derrit shkakton në botë 7860 viktima


(24.11.2009 RV)Mbi 7860 njerëz kanë humbur jetën në gjithë botën nga virusi H1N1, njofton Qendra Evropiane për parandalimin e sëmundjeve. Numri më i madh i vdekjeve është shënuar në Amerikën e Veriut. Sipas të njëjtave burime, në Francë janë mbyllur 240 shkolla. Në Holandë sapo ka filluar vaksinimi i fëmijëve kundër gripit të derrit. Nga vaksinimi përjashtohen bebet deri në gjashtë muajsh. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e epidemisë nga gripi i derrave më 11 qershor.







All the contents on this site are copyrighted ©.